E hënë, 29 Prill, 2024

Bulqize, prej javesh vijojne zjarret ne Malin e Bardhe, asnje nderhyrje per fikjen e tyre.

Te pakten prej dy javesh, vijojne flaket e zjarreve ne Malin e Bardhe. Fillimisht flaket e zjarrit ne kete mal jane verejtur mbi fshatin Bllac dhe me pas ne ate Stushe, te Njesise Administrative Shupenze dhe prej nje jave kane kaluar ne anen tjeter te ketij mali duke vijuar deri ne afersi te fshatit Krajke, ne njesine administrative Zerqan.……… Zjarret te ndihmuara edhe nga era kane pershkuar dhjetra hektare me pyje dushku. Deri me tani nuk eshte pare te jete bere asnje perpjekje per fikjen e ketyre zjarreve, dhe zjarrfiksja e ka patur te pamunder nderhyrjen per mungese rruge per shkak te terrenit te veshtire. Ndaj e vetmja shprese per fikjen e ketyre zjarreve mbetet shpresa per nisjen e reshjeve te shiut.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit