E enjte, 25 Prill, 2024

Bulqizë, Zyra e Punës hap kursin professional të rrobaqepësisë dhe parukerisë për gra e vajza.

Zyra e Punes Bulqize ne bashkpunim me Bashkine Bulqize dhe Drejtorine Rajonale Levizese te Formimit Profesional Publik në Ministrinë e Mirëqenies vazhdojne me ngritjen e kurseve profesionale duke plotesuar kerkesat e punekerkeuesve vecanerisht per gra dhe vajza të Bashkisë Bulqizë. Kështu në ambientet e Qendrës së Formimit dhe Arsimit Profesional Bulqizë, u bë përurimi I hapjes së fazës së dytë të kursit të rrobaqepsise me 15 kursante dhe kursi i parë I parukerise me 15 kursante duke çuar ne 45 numrin total te kursanteve ne kete qender në këto dy profesione.
Ishin të pranishëm me këtë rast, kryebashkiaku Melaim Damzi, drejtori I Formimit Profesional në Ministrine e Mireqenies sociale dhe rinise, Arben Sinoimeri, si dhe drejtues të Zyrave të Punës Bulqizë, Zyrës Arsimore, Gjimnazit dhe drejtues të organizatave rinore dhe gruas.
Në fjalën e tij në këtë takim, drejtori I Drejtorisë së Formimit Profesional Publik Lëvizës, në Ministrine e Mireqenies Sociale dhe Rinise, Arben Sinoimeri, tha se kemi ardhur në Bulqizë, me dëshirën e mirë për të hapur një qendër kualifikimi professional,që fillimisht do nisë me kabinetin e rrobaqepësisë për gra e vajza, për të vijuar më tej me të tjera kabinete, siç është ai I parukerisë që po hapim në ditën e sotme, për të vijuar në të ardhmen me atë të minierave, kuzhinës, turizmit etj. Përshëndeti në këtë takim edhe kryetari I Bashkisë, Melaim Damzi, I cili premtoi se këto kurse do kenë vijimësi, gjë e cila do çojë në rritjen e treguesve të punësimit për punëkërkuesit e bashkisë tonë. Më pas në mënyrë simbolike u kalua në mbjelljen e një peme, me motivacionin “hap kurse, mbill pemë”

Artikuj te ngjashem

Me te fundit