E premte, 26 Prill, 2024

Bulqizë, Organizohet “Dita Olimpike”

Këto ditë në kuadër të aktiviteteve kombëtare që organizoi Komiteti Olimpik Shqiptar, në Bulqizë, u organizua “Dita Olimpike” me pjesmarrjen e nxënësve të shkollës 9-vjeçare nën kujdesin e Sport Klub Bulqizës, Bashkisë BUlqizë dhe Zyrës Arsimore. Aktiviteti nisi në Shkollën 9-Vjeçare Xhevdet Doda, me ndezjen simbolike të pishtarit olimpik dhe startimin drejt qendrës së qytetit, ku dhe u mbajt ceremonia e hapjes së këtij eventi. Fjalën përshëndetëse e mbajti drejtoresha e shkollës, Lindita Kaja
Më pas përshëndeti drejtoresha e Zyrës Arsimore Bedrie Manjani, e cila theksoi se olimpizmi është një aktivitet që synon të vendosë sportin në harmoni me njeriun për të kontribuar në qendresën dhe vullnetin e pamposhtur të tij për përballimin e sfidave të jetës.
Përshëndetën në emër të Bashkisë, Lulzime Asllani dhe në emër të Sport Klub Bulqizës, Andi Topi.
Sipas programit, eventi nisi me garën e biçikletave dhe lojrave popullore ku u përfshinë një numër I konsiderueshëm fëmijësh, të cilat u zhvilluan në pedonalen e re të qytetit, gara këto që jo vetëm u zhvilluan me shpirt e rivalitet, duke tërhequr një numër të madh qytetarësh për t’I ndjekur. Edhe pse një aktivitet masiv sportive ku morën pjesë dhjetra e dhjetra fëmijë, organizatorët kishin planifikuar deri në detaje çdo gjë, duke bërë që secili nga këto aktivitete sportive jo vetëm të kishte shpirtin e garimit, por edhe të etikës, kulturës sportive dhe hijeshisë e bukurisë sportive për tu ndjekur nga pjesmarrësit e shumtë.
Për çdo disiplinë sportive të zhvilluar u dhanë çertifikata për fituesit

Artikuj te ngjashem

Me te fundit