E hënë, 6 Maj, 2024

Ja çfarë duhet të dini rreth sadakasë së fitrit!

download
Besimtarët myslimanë nesër agjërojnë ditën e fundit të  muajit të madhërishëm të Ramazanit dhe me  mbarimin e agjërimit shpërndajnë edhe sadakanë e  fitrit.
Sadakaja e fitrit është obligim të jepet nga çdo  besimtar mysliman, agjërues ose jo agjërues.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka vendosur qe  vlera e sadakasë së fitrit këtë vit të jetë 2000 lekë (të  vjetra) për person.
Sadakaja e fitrit synon t’i jepet besimtarëve myslimanë me një gjendje ekonomike jo të përshtatshme për të kaluar drekën e Bajramit.
Në një postim në rrjetin social Facebook, imami i Xhamisë së Madhe të Durrësit, Ervin Qylafku, sqaron rregullat që lidhen me dhënien e sadakasë së fitrit, e cila duhet të jepet përpara faljes së Bajramit.
Më poshtë, postimi i plotë i imam Qylafkut:
“Disa rregulla ne lidhje me sadakane e fitrit:
Quhet sadaka e fitrit sepse ajo jepet ne prag te daljes nga muaji i agjerimit ose sepse ajo jepet per cdokend qe e ze festa e Bajramit gjalle. Vekij ibn Xherrah thote: “Sadakaja e fitrit ne raport me agjerimin e Ramazanit eshte sikunder sexhdja e harreses ne raport me namazin, ajo rikuperon cdo mangesi te agjerimit sikurse vepron sexhdja me mangesite e namazit. Ibn Abasi thote: “Pejgamberi a.s. obligoi sadakane e fitrit pastrim per agjeruesin nga fjalet dhe veprat e liga si dhe ushqim per nevojtaret.”
*Kur behet obligim sadakaja e fitrit: Me te perenduar dielli i dites se fundit te Ramazanit kjo sadaka behet obligim per cdo musliman, qofte mashkull apo femer, si dhe per foshnjat te cilat kane lindur para agimit te dites se Bajramit, ose per ata qe kane nderruar jete pas perendimit te diellit te dites se fundit te Ramazanit.
*Kush e ka obligim sadakane e fitrit:
Sadakane e fitrit e kane obligim te gjithe ata qe posedojne shpenzimet e ushqimit te tyre dhe atyre qe obligohet te kujdeset per ta, shpenzime te nates se Bajramit dhe dites se tij.
*Nuk obligohet askush te shese ndonje gje qe te nxjerre sadakane e fitrit, as te pakesoje shpenzimet e nevojshme si dhe pergatitjet per gatimet e drekes se Bajramit deri dhe shpenzimet per embelsiren. Nuk obligohet gjithashtu qe te le manget edhe shpenzimet e nevojshme qofte edhe per estetiken e tij qe i pershtatet per nivelin e tij ne shoqeri.
*I ngarkuari me borxhe obligohet gjithashtu te nxjerre sadakane e fitrit sepse ajo qe duhet te posedoje naten e Bajramit nuk kushtezohet te jete vec shumes qe duhet te paguaje per borxhin e tij.
*Sadakaja e fitrit nxirret nga ato ushqime te cilat jane baze ushqimore e vendit ku qendron, si psh: drith, oriz, fasule etj por mundet qe te nxirret edhe para ne vleften e atyre produkteve ushqimore qe u permenden sipas nje mase te caktuar.
*Kujdes: Sadakaja e fitrit nuk jepet per ata qe jemi te obliguar qe te kujdesimi per ta. Ajo nuk i jepet prinderve, gjyshëve e gjysheve etj, po ashtu nuk i jepet femijeve, femijeve te femijeve etj.
*Kujdes: Sadakane e fitrit nuk e jep vetem kush ka agjeruar Ramazanin por edhe ata qe Zoti nuk ia ka dhene mundesine te agjerojne ose jane treguar te shkujdesur ndaj ketij adhurimi. Po ashtu edhe udhetari i cili nuk e ka agjeruar Ramazanin ose gruaja shtatzene dhe lehone.
*Kujdes: Sadakaja e fitrit jepet per djalin e rritur qe eshte ne gjendje te punoje vetem me lejen e tij.
*Kujdes: Sadakaja e fitrit i jepet vetem te varferve dhe nevojtareve, pra nuk perfiton cdo kategori prej atyre qe perfitojne nga zekati i pasurise. Sadakaja e vitrit nuk jepet per shlyerjen e borxheve, nuk jepet si shperblim per ndonje qe merret me shperndarjen e saj, as per ata qe shpresojme te behen muslimane nderkohe qe nuk jane nevojtare, as per shpezimet e xhamise ose mirmbajtjen e saj e cdo objekti tjeter kulti islam, nuk jepet gjithashtu per te paguar qera objektesh qofte edhe kulti, per vazhdimesi te aktiviteteve te shoqatava banirese e cdo gje tjeter qe mund te kuptohet nga termi “ne rruge te Zotit”.
*Preferohet qe sadakaja e fitrit t’i jepet te afermve qe nuk obligohemi per tu kujdesur per ta si psh: vellezer, motra, xhaxhallare, dajallare, e me pas femijeve e tyre e keshu me radhe. E pas tyre eshte e preferuar qe t’i jepet fqinjve nese jane nevojtare.
*Kujdes: Mos e vono sadakane e fitrit pas faljes se Bajramit sepse pertej mekatit ajo konsiderohet sadaka e thjeshte”.
GE/ tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit