E enjte, 28 Mars, 2024

Rama për drejtesinë: “Duhet ndërtuar një sistem i ri”

download (2)
Nga foltorja e Kongresit të PBDNJ, kryeministri Rama deklaroi se cështja e pronave mund të zgjidhet duke shembur sistemin aktual të drejtësisë. Sipas tij historia e pronave është e pabesuseshme në një shtet në mes të Evropës, prandaj nevojitet një sistem i ri. Propozimi i kreut të qeverisë është një mekanizëm i ngritur dhe i menaxhuar nga BE dhe SHBA. “Struktura që kemi nuk funksionon, është tërësisht e kapur dhe e korruptuar. Mund ta shëmbim të vjetrën e të ndërtojmë të renë.  Rasti kur shfaqen pronarë të cilët nuk kanë prova për ekzistencën e trungut të familjes së tyre në zonat e bregdetit dhe kthehen papritur në zotërues të shumë hektarëve, tregon mungesën e një sistemi të duhur drejtësie”, tha Rama. Propozimi ynë është ky: trupa e cila do të gjykojë gjykatës e prokurorë, duhet ta bëjmë të mundur në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me operacionin ndërkombëtar”.
MF/Bulqizatv

Artikuj te ngjashem

Me te fundit