E premte, 19 Prill, 2024

Qeveria greke pranon hapjen e 3 xhamive në Greqi

13578759_1049105971792280_742302482_nDje është marrë vendimi i legalizimit të 3 xhamive në Athinë në mënyrë që besimtarët myslimanë të praktikojnë fenë e tyre. Sipas kryeministrit Tsipras, qeveria e tij ka dhënë leje për 3 xhami në Athinë, dhe leje për ndërtimin e një varreze myslimanësh në 20 parcela të dhuruara nga Kisha greke, duke plotësuar kështu një kërkesë të hershme të komunitetit mysliman. Sipas qarkores sëMinistrisë së Arsimit, për hapjen dhe funksionimin e kulteve të lutjes kërkohen një sërë kushtesh higjienike, parametra për sigurinë e besimtarëve, numrin e tyre, biografia e imamit bashkë me studimet që ka bërë, si dhe leja e tij e qëndrimit nëse është i huaj; numri i regjistrimit tek organi i Tatim-Taksave, por edhe respektimi i rregullave për ndotjen akustike. Kërkesa e parë për hapjen e një xhamie është bërë që në vitin 1940.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit