E premte, 26 Prill, 2024

Besimtarët mysliman të Bulqizës falin Fiter Bajramin

123
Besimtarët mysliman të Bulqizës falën në orët e para të mëngjesit Fiter Bajramin. Ndryshe nga herët e tjera që falja është kryer në Xhaminë e qytetit, këtë mëngjes besimtarët mysliman e kryen famljen nga pedonalja ende të papërfunduar.
Falja e Fiter Bajramit u drejtua nga imami i Xhamisë së Bulqizës Andi Topi, i cili në fjalën e tij bërë apel për mëshirë, falje dhe dashuri në mes besimtarëve, por jo vetëm.
Në këtë falje merrnin pjesë një numër i shumtë besimtarësh, të cilët më pas takuan njëri-tjetrin duke uruar shëndet, paqe dhe lumturi.
Falja e Fiter Bajramit vjen pas një muaji agjërim në emër të zotit, sakrifice por edhe lodhje  në këto ditë të nxehta.
SC/tvbulqiza.al


 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit