E premte, 29 Mars, 2024

Shkopet, RENEA zhytet për një makinë, gjenden dy

02Polumbarët e RENEA-s kanë kryer zhytje ditën e sotmë në liqenin e Shkopetit, me qëllim gjetjen e një automjeti që dyshohet se ka rënë gjatë natës në liqen.
Zhytjet kanë nisur pasi në Komisariatine Policisë së Matit, një peshkatar ka njoftuar se ka parë gjurmë të freskëta të gomave të makinës në afërsi të liqenit dhe dyshonte se mund të ketë rënë ndonjë automjet.
Forcat e policisë së Matit me të shkuar në terren kanë konstatuar gjurmët e freskëta të gomave të automjetit si dhe pjesë të parafangos, parakolpit, e xhama të thyer.
Sipas deklaratës së policisë, nga kontrolli i vendit ku dyshohej se mund të kishte rënë automjeti në liqen është gjetur njëra prej targave të automjetit, konkretisht targa AA 969 ND.
Pas verifikimit, targa i përket automjetit tip Benz në pronësi të shtetasit M.P, nga Karbunara e Lushnjës, i cili në muajin janar ka denoncuar se ja kanë vjedhur.
Pas zhythjeve të kryera nga polumbarët e RENEA-s, janë konstatuar në thellësinë 18 metra dhe në thellësinë 25 metra, dy automjete.
Më pas është bërë e mundur nxjerrja në anë të liqenit të njërit prej automjeteve të konstatuara, automjeti tip Benz, me targa FFV 562, (Suedeze).
Nga kqyrja paraprake e policisë është arritur në përfundimin se mjeti ka kohë që qëndron në liqen dhe se në automjet nuk kishte asnjë viktimë.
Polumbarët i kanë ndërprerë kërkimet, për t’i rifilluar mëngjesin e nesërm, me qëllim gjetjen e mjetit që dyshohet se ka rënë gjatë natës në liqen, si dhe nxjerrjen e mjetit tjetër të konstatuar gjatë zhytjeve të kryera gjatë ditës së sotme.
GE/ tvbulqiza.al
01
03

Artikuj te ngjashem

Me te fundit