E premte, 29 Mars, 2024

Mbetet mister gjetja e makinave në liqenin e Shkopetit

236750_mDy automjete u gjendën sot në liqenin e Shkopetit. Fillimisht, një peshkatar i zonës, njoftoi se kishte parë gjurmë të freskëta të gomave të makinës në afërsi të liqenit Shkopet. Pas mbërritjes së efektivëve të policisë është konstatuar se në afërsi bregut të liqenit dhe poshtë rrugës nacionale kishte gjurmë të freskëta të gomave të automjetit si dhe pjesë të parafangos, parakolpit e xhama të thyer, transmeton Gazeta Shekulli.
Po nga kontrolli i vendit ku dyshohej se mund të kishte rënë automjeti në liqen, Policia ka gjetur njërën prej targave të automjetit, konkretisht targën AA 969 ND. Kjo targë i përket automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit M.P nga Karbunara Lushnjë. Targat janë denoncuar të vjedhura në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në Janar të 2016.
Pas kontrolleve të polumabrëve është konstatuar se në thellësinë 18 metra dhe në thellësinë 25 metra ishin dy automjete. Me ndihmën e një mjeti të rëndë vinç, polumbarët dhe forcat e policisë të Komisariatit të Policisë Mat, kanë bërë të mundur nxjerrjen në anë të liqenit të njërit prej automjeteve të konstatuara, konkretisht automjetin autoveturë tip “Benz” me targa FFV 562, (Suedeze).

Artikuj te ngjashem

Me te fundit