E shtunë, 20 Prill, 2024

Plantacionet e kanabisit në Bulqizë s’kan të sosur, sekuestrohen edhe 14.000 bimë të tjera

kanabis-1Policia e Bulqizës ka zbuluar dhe asgjësuar 14.134 bimë narkotike kanabis sativa të kultivuara në vendin e quajtur “Livadhet e Lepurit”.

 

Droga është asgjësuar me anë të djegies, si dhe janë arrestuar tre persona të dyshuar si kultivuesit e saj.

Policia bën me dije se është arrestuar Bashkim Balla 56 vjeç dhe janë ndaluar Ëngjëllush Tola 43 vjeç dhe Petrit Kurti 53 vjeç nga Kamza.

Parcelat e kanabisit sekuestruar nga policia janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit.

SC/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit