E premte, 29 Mars, 2024

Vetëvaret 30 vjeçari në Dibër, flet familja

download (2)
Një 30-vjeçar është vetvarur ditën e djeshme në fshatin Burim të njësisë administrative Maqellarë.
Sipas policisë së Dibrës, rreth orës 13:00 është gjetur i vetvarur shtetasi B.S (Blerim Sela).
Trupi i 30-vjeçarit është gjetur në kasollen e bagëtive, pranë shtëpisë së tij.
Sapo mjekët e spitalit rajonal të Peshkopisë kanë informuar Komisariatin e Policisë Dibër se në urgjencë ka mbërritur një person i pajetë, drejt vendit të ngjarjes është nisur grupi hetimor, shkruan “Panorama”.
Zyrtarë të Policisë Peshkopi sqaruan se viktima Blerim Sela është gjetur nga vëllai i tij në kasollen e bagëtive i varur me litar.
Ai i ka hequr me shpejtësi litarin nga fyti dhe shumë shpejt ka gjetur një makinë, me të cilën ka udhëtuar drejt spitalit të Peshkopisë.
Por pa mbërritur në urgjencën e spitalit, 27-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve që i ka shkaktuar varja me litar.
“Prej tri-katër ditësh ne mbanim nën kontroll çdo lëvizje të Blerimit. Ndryshe nga më parë, ai pati probleme serioze me shëndetin. Ishte në depresion të madh. Nuk e kuptuan nga i erdhi. E vizituam dhe morëm mjekim, me shpresë se shëndeti mendor i tij do të përmirësohej”, janë shprehur për oficerët e Policisë Gjyqësore pjesëtarë të familjes Sela, raporton “Panorama”.
“Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjekoligjor, dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes në litar në kushte të depresionit. Eksperti mjekoligjor gjatë këqyrjes paraprake të trupit të viktimës nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune a dëmtim tjetër”, thanë burimet policore për “Panoramën”.
Hetimet mbi ngjarjen po i kryen Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër.
GE/ tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit