E enjte, 25 Prill, 2024

Dy të rinj nga Bulqiza u dënuan me 9 vite burg, pretendojnë pafajsinë

1432389169prangaNë vitin 2007 në qytetin e Bulqizës, është vjedhur Banka në të cilën janë vjedhur një sasi e konsiderueshme parash. Atë vit janë arrestuar 4 të  rinj, si të dyshuar, për vjedhjen e bankës, mosha e të cilëve ishte nën 18 vjeç. Ku logjikisht nuk kanë mënyrë se si të vjedhin në formë aq profesioniste një bankë e cila supozohet të jetë e një sigurie të lartë. Njeri prej tyre konfirmon se seshte ndodhur aspak ne qytetin e Bulqizes, por ka qene ne Tirane dhe e kane arrestuar atje.
Arben Limani, tregon dhe pohon se krimin e kane pranuar nga te rrahurat e teperta dhe se as vete se kuptojne se si kane bere aq vite burg. Tashme pas 6 muajve te perfundimit te denimit, ata kerkojne avokate i cili do ti mbroje e tu riktheje emrin si te pafajshem, pasi ato skane bere asnje faj, skane vjedhur dhe provat vertetojne sipas tyre qe nuk ka shenja gishtash ne vendngjarje.
Te dy te rinjte te cilet ende nuk jane ambjentuar me ambjentin jashte hekurave dhe betonit te burgut, thone se jeta e tyre tashme ka marre fund, dhe permendin emra personash, te cilet i kane detyruar qe ata ta pranojne krimin ose te bejne fajtor Ilir Shyti, sipas tij kane zgjedhur te fajesojne keta djem te rinje, per faktin e vetem se jane pa mbeshtjetje, jetime dhe se askush nuk u shton mbrapa. Se fundmi atyre u ben shoqeri cigarja, te cilen e pijne me te dredhur, duke ua blere njerezit e njohur.
Kalvarit te vuajtjeve te tyre, duke paguar krimin e vjedhjes per te cilin nuk kane vjedhur, i shtohet brenga per t cilen nuk ambjentohet dot me lirine, as sdi cte punoje, e as se ç’duhet te beje, E vetmja gje qe kerkojne eshte qe te rikthehet drejtesia, pasi sipas tyre, per 2 mijion e 200 mij lek, secili prej tyre pa i vjedhur ato lek, kane vuajtur 9 vite e 8 muaj ne burg, krejtesisht padrejtesisht. Dhimbjet dhe vuajtjet e tyre spaten te sosur, shpresojme qe dick ate marre rrugen per mire, qe drejtesia te kthehet ne vend.
 
TV Bulqiza

Artikuj te ngjashem

Me te fundit