E shtunë, 27 Korrik, 2024

Vjedhja në Rinas, dyshohet se autorët mund të jenë nga Burreli dhe Kosova

rinas21Prokuroria e Krimeve të Rënda që ka marrë në dorë hetimet për grabitjen e 30 qershorit në Rinas ka bërë hapa përpara në identifikimin e autorëve të mundshëm të saj. Sipas Tv Klan po hetohet për dy grupe kriminale, një në zonën e Burrelit  dhe një grup tjetër me tendencë grabitje me pjesëmarrjen e disa shtetasve kosovarë dhe disa persona nga Kukësi.
 
Sipas të njëjtit burim nga grupi hetimor mësohet se po mbahen kontakte të vazhdueshme dhe me policinë e Kosovës me qëllim sqarimin e dyshimeve për grupin e personave që mendohet se kanë hyrë ilegalisht nëpërmjet Morinës.
Ndërsa “grupi i Burrelit” mendohet se ka në përbërje të tij 3 persona. Burimet thonë se ata janë 3 nga Burreli dhe një nga Laçi. Të gjithë kanë precedentë të mëparshëm penal në vjedhjet me armë brenda vendit, por kryesisht në Itali. Të gjithë janë duke u mbajtur nën vëzhgim.
 
Zyrtarisht u deklarua se në mjetin e blinduar ku ndodheshin paratë e një banke të nivelit të dytë,  mesditën  e 30 qershorit nga tre persona të armatosur që lëviznin me një mjet tip benz ngjyrë vishnje,   brenda  aeroportit të Rinasit u  grabitën rreth 1 milion euro.
 
/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit