E enjte, 16 Maj, 2024

SHBA propozim të ri për reformën në drejtësi

NulandMazhoranca dhe opozita kanë në tavolinë një propozim të ri nga Shtetet e Bashkuara për Reformën në Drejtësi. Këtë e konfirmoi ndihmës sekretarja amerikane e shtetit Viktoria Nuland, pas takimeve me Kryeministrin Rama dhe Kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ndonëse nuk dha shumë detaje lidhur me përmbajtjen e propozimit, Nuland foli për një gërshetim të rolit të nërkombëtareve në procesin e vetingut.
Propozimi sipas zonjës Nuland, ka mbështetjen e plotë të Uashingtonit dhe vullnetin e të dyja palëve për të arritur konsensusin.
Koha e shkurtër në dispozicion nuk e bën pesimiste zyrtaren e lartë amerikane për të gjetur dakordësinë në mënyrë që reforma të miratohet me konsensus në 21 Korrik.
Ndihmës-sekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland ka përmbyllur takimet në Tiranë me Kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës Basha.
Në fokus të këtyre takimeve ka qenë Reforma në Drejtësi dhe nga sa mësohet se zyrtarja e lartë amerikane u ka propozuar palëve një formulë të re kompromisi për zgjidhjen e ngërçit të krijuar.
Po ashtu mësohet se si mazhoranca ashtu dhe opozita e kanë pranuar këtë propozim që pritet t’i hapë rrugë konsensusit për votimin e reformës në 21 Korrik. Ndihmës-sekretarja amerikane e shtetit ka dalë edhe me një deklaratë me të cilën do të njihemi më vonë.
Ajo mbërriti në Tiranë në përpjekje për të bindur palët në gjetjen e konsensusit për të votuar bashkërisht Reformën në Drejtësi.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit