E premte, 26 Prill, 2024

Zv/drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve bie në pranga për korrupsion

Iliaz-Labi1Nëndrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Iljaz Labi u arrestua nga policia pasditen e së hënës pas një kërkese të bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Akuza që rëndon mbi të është ajo e korrupsionit pasiv.
Fletë-arrestet u ekzekutuan edhe për katër administratorë firmash të ushqimeve të të burgosurve. Arrestimet e të pestëve u kryen pasi Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg”.
Sipas Prokurorisë, dyshohet se kompanitë private të ushqimit në bashkëpunim me njëra-tjetrën, përfshiheshin në mënyrë fiktive në procedurat e prokurimit publik të zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Sipas informacionit paraprak, dyshohej se këto kompani private realizonin qëllimin e tyre duke bashkëpunuar me zv/drejtorin e Përgjithshme të Burgjeve.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit