E premte, 19 Prill, 2024

Reforma në gjyqësor, ja kush e kundërshtoi Bashën në grup!

download
Vendimi i Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për të mos pranuar formulën e kompromisit të propozuar nga Nuland nuk ka kaluar pa debate.
Sipas Lapsi.al, disa nga deputetët demokratë kanë kundërshtuar qëndrimin që refuzon rolin e ndërkombëtarëve në këtë proces duke pretenduar se ai duhet të jetë thjesht vëzhgues, duke e argumentuar këtë me sugjerimet e Komisionit të Venecias.
Kundër këtij qëndrimi janë shfaqur disa deputetë të PD-së, Astrit Patozi, Arben Imami, Majlinda Bregu, Genc Ruli.
Deputeti Patozi mësohet të ketë deklaruar se sjellja politike e PD do të ketë një faturë, e cila nuk mund të përcaktohet nga kjo forcë politike, por nga populli dhe ndërkombëtarët.
Në të njëjtën linjë është shfaqur edhe deputetja Majlinda Bregu. Mësohet se pas debateve, ish-Kryeministri ka lënë mbledhjen e grupit parlamentar, duke u larguar para kohe.
Debatet:
Berisha: Venecia përcakton që roli i ndërkombëtarëve është thjesht vëzhgues të procesit, jo të kenë të drejtën e vendimmarrjes. Kemi diskutuar gjithmonë mbi 3 argumente, moskapjen, sovranitetin dhe të drejtat e njeriut. Venecia ka si detyruese sovranitetin. Jemi investuar shumë tek amendamenti 88 për moskapjen. A garantohet sovraniteti kur roli i ndërkombëtarëve është përtej vëzhguesit? Vëzhguesit ndërkombëtarë nuk mund të jenë ekzekutivë.
Patozi: Kemi kërkuar vetë angazhimin e ndërkombëtarëve si garanci, tani po duket sikur kemi ndryshuar qëndrim. Sjellja jonë politike do të ketë një faturë, të cilën nuk e përcaktojmë ne por populli dhe ndërkombëtarët.
Ruli: Këtë që thoni ju sot, e kam thënë unë kohë më parë. Përse ndryshuam qëndrim tani?
Bregu: E kemi kërkuar ne rolin e operacionit ndërkombëtar monitorues. Ne nuk mund të marrim kostot e moskoherencës sonë. Drafti ka ndryshuar 90 % me ndërhyrjet tona. Kush na garanton që puna që kemi bërë nga shtatori deri më sot nuk bie poshtë? Jemi identifikuar sikur nuk duam reformën në drejtësi dhe çështja është çfarë ndodh me këtë parti.
Imami: Duhej të kishim thënë më përpara se nuk e pranojmë rolin e ndërkombëtarëve.
Basha: E vërteta është në anën tonë, ashtu si në rastin e dekriminalizimit. Monitoruesit monitorojnë dhe ofrojnë garanci. Venecia ka deklaruar se opozita është garancia e vetme e procesit. Ne kemi respektuar në çdo moment Komisionin e Venecias.
Bregu: Çështja është ne e kemi me partnerët ndërkombëtarë apo me Edi Ramën? Në ketë spirale që kemi hyrë çfarë ndodh nëse nuk votohet reforma?
/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit