E premte, 26 Prill, 2024

Grushti i shtetit në Turqi, ushtria: Pushtetin e kemi ne

 

Carri armati Istanbul
Carri armati Istanbul

Në Turqi është duke u zhvilluar një “grusht shteti”.
Sipas raportimeve është një tentativë ilegale për të marrë pushtetin nga një grup brenda ushtrisë.
Lajmi u zyrtarizua nga kryeministri Binali Yildirim rreth orës 22:00 me orën shqiptare.
Kryeministri turk konfirmoi se vendi është duke u përballur me një grusht shteti.
Aktualisht në Ankara janë duke u dëgjuar të shtëna armësh ndërsa në ajër dëgjohen helikopterë.
Në Stamboll janë mbyllur të dyja urat e Bosforit nga ushtria.
“Do të bëjmë çfarë të jetë e mundur që të fitojë demokracia. Grushti i shtetit nuk do t’ia dalë dhe përgjegjësit do të ndëshkohen” – tha Yildirim.
“Përgjegjësit e grushtit të shtetit do ta paguajnë me çmimin më të lartë “- shtoi ai.
Mediat turke kanë shpërndarë edhe një fjali të Erdogan sipas të cilit përgjegjësit do ta paguajnë rëndë.
Televizionet lokale po flasin për marrje masash të jashtëzakonshme.
Agjencia prestigjioze e lajmeve AFP njoftoi shkurt se ushtria turke ka konfirmuar se ka marrë pushtetin e plotë në Turqi.
Këtë lëvizje kryeministri turk e konsideroi një lëvizje të paligjshme.
“Pushteti në të gjithë vendin është marrë nën kontroll në të gjithë vendin”- tha një ushtarak në NTV, por pa dhënë më shumë detaje.
Për momentin faqja e internetit e ushtrisë nuk punon, shkruan Lapsi.al
GE/ tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit