E premte, 26 Prill, 2024

Bulqizë, banorët e Çerenecit ankohen se nuk janë dëmshpërblyer nga sistemimi I rrugës nacionale Ura e Çerenecit-Librazhd.

Rruga Cerenec
Banorët e fshatit Çerenec në Njësinë Administrative Gjoricë të bashkisë Bulqizë, ankohen se nuk janë dëmshpërblyer nga dëmtimet që i’u ka shkaktuar ndërhyrja nga ana e firmës tenderuese për sistemimin e rrugës nacionale Ura e Çerenecit-Librazhd.
Tenderimi i kësaj rruge nisur në vitin 2011, solli për banorët e Çerenecit mjaft probleme ndër të cilët sipas tyre përmendim: mos dëmshpërblimin e tokës bujqësore, mos ndërtimin e mureve mbajtëse të shtëpive, si dhe mos ndërtimin e mureve mbajtëse të varrezave të fshatit Sorollatja 4-5 vjeçare e banorëve të këtij fshati për zgjidhjen e problematikave që iu ka shkaktuar sistemimi i kësaj rruge; ka sjellë probleme deri edhe tek vorrezat e fshatit, ku eshtart e të vdekurve rrezikohen të dalin në sipërfaqe të tokës, si pasojë e rrëshqitjes së tyre.
Nëse shteti nuk do të ndërhyjë për zgjidhjen e problematikave që ka shkaktuar sistemimimi i rrugës, atëhere ne do të përshkallzojmë qendrimin tonë protestues deri në bllokimin e kësaj rruge, thonë banorët Fadroma ka ndërhyrë deri edhe tek muri rrethues I avllisë, thotë një nga banorët, por firma tenderuese as që e ka vënë ujin në zjarr për të ndërhyrë në rregullimin e avllisë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit