E premte, 26 Prill, 2024

Erdogan telefonon Tsipras për helikopterin që u ul në Greqi

Greece's Prime Minister Alexis Tsipras, left, and Turkish President Recep Tayyip Erdogan shake hands before a meeting in Ankara, Turkey, Wednesday, Nov. 18, 2015. Turkey and Greece have agreed to cooperate to prevent the "human tragedy" suffered by thousands of migrants who risk lives crossing the Aegean Sea on their way to Europe. Davutoglu and Tsipras said however, that the refugee burden cannot be placed on the two countries' shoulders alone, insisting that other European nations share the responsibility.(Presidential Press Service/Pool Photo via AP)
Pas uljes në aeroportin e Alexandroupolit të helikopterit ushtarak turk me 8 puçistë në bord, ka patur një bisedë telefonike mes Presidentit të Turqisë Rexhep Erdogan dhe Kryeministrit të Greqisë Alexis Tsipras.
Sipas medieve greke që citojnë burime nga Qeveria, telefonata është iniciuar nga Presidenti Erdogan, i cili i shprehu falenderimet Kryeministrit Tsipras për qëndrimin e mbajtur të Qeverisë Greke në lidhje me grushtin e shtetit që u tentua të bëhej në Turqi, transmeton syri.net.
Nga ana tjetër, Tsipras vuri në dukje se besnikëria ndaj vlerave të demokracisë dhe ligjshmërisë kushtetuese është çështje parimore për popullin grek. Biseda mes tyre u fokusua tek deportimi në Turqi i 8 ushtarëve puçistë që kaluan në Greqi dhe kërkuan azil politik. Tsipras theksoi se procedurat për shqyrtimin e kërkesave do të jenë të shpejta, por do të respektohen të gjitha të drejtat ndërkombëtare dhe traktatet për të drejtat e njeriut.
Ndërkohë që po zhvillohen procedurat për 8 turqit e ndaluar në Greqi, helikopteri ushtarak me të cilin fluturuan, u kthye pas në Turqi nga autoritetet. 8 “puçistët” pritet që të dalin të hënën para gjykatës me akuzat për hyrje të paligjshme në Greqi, e më pas do të fillojë procesi administrativ për dëbimin e tyre dhe njëkohësisht do të shqyrtohet kërkesa e tyre për azil pasi kanë aplikuar për një gjë të tillë.
Brenda 2-3 javëve, shkruajnë mediat greke, do të vendoset nëse ushtarët turq do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim apo do të lirohen për t’u deportuar më pas në Turqi, ku do të përballen me akuzat për grusht shteti.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit