E enjte, 25 Prill, 2024

Freedom House: Thirrje Qeverisë turke që të respektojë institucionet demokratike

puci-ne-turqiii_1468876002-2555391 (1)Në përgjigje të grusht shtetit të dështuar në Turqi, Qeveria turke po jep shenjat e një spastrimi të mijëra gjykatësve dhe nëpunësve civilë, bllokoi mediat online si dhe po kërcënon që të kthej dënimin me vdekje ndaj puçistëve

Lidhur me këto ngjarje organizata Freedom House ka lëshuar një deklaratë për media ku i bën thirrje Qeverisë turke që të respektojë institucionet demokratike dhe jo t’i përgjigjet puçit pa marr parasysh rezultatet, shkruan Gazeta Express.
“Përpjekja për grusht shtet ishte e tmerrshme, një sulm i papranueshëm ndaj rendit kushtetues të Turqisë. Respekti ndaj një procesi të rregullt dhe sundimit të ligjit janë absolutisht thelbësore nëse Turqia do që të shmang një konflikt më të thellë civil. Ne nxisim Qeverinë në Turqi të bashkojë vendin dhe t’i respektojë institucionet e saj demokratike dhe kushtetuese në vend se t’i përgjigjet tentim grusht shtetit pa marrë parasysh rezultatet”, thuhet në deklaratën e Freedom Hose.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit