E mërkurë, 17 Prill, 2024

22 vjeçarja braktis fëmijën në Burrel

Komisariati Mat
Një ngjarje e pazakontë ndodhi pasditën e djeshme në Burrel ku një nënë 22 vjeçare ka braktisur foshnjën e saj dy muajshe rreth orës 16 pranë muzeut historik Mat. Gruaja me origjinë nga Kolonja e Sarandës i është afruar furgonit të linjës Burrel – Klos ku ka parë një grua duke qëndruar në furgon dhe i ka kërkuar që tja mbajë fëmijën për 2 minuta sa të blinte dicka në dyqan. Gruaja e cila ndodhej në furgon ka pranuar ta mbajë fëmijën me qëllim që ta ndihmojë 22 vjeçaren, por fëmija ka filluar të qajë dhe pasi ka pritur për më shumë se 1 orë, gruaja ka shkuar e shoqëruar me një grua tjetër dhe ka dorëzuar fëmijën në komisariatin e Burrelit. Pasi kanë sqaruar ngjarjen në komisariat dy gratë sëbashku me drejtuesin e furgonit, janë mbajtur aty përreth 3 orë, ndërsa vetë policia është vënë në ndjekje të 22 vjeçares, duke e gjetur në dalje të qytetit. Dy gratë që kanë mbajtur fëmijën sqarojnën ngjarjen

Artikuj te ngjashem

Me te fundit