E enjte, 25 Prill, 2024

Basha: Nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë marrëveshje me LSI dhe Metën

lulzim-basha-kuvendi-1Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në një lidhje telefonike me emisionin “Opinion” se në minutat e fundit është futur një nen poshtërues në draftin e reformës në drejtësi.
Sipas Bashës është i papranueshëm propozimi që gjatë procesit të vetingut një kandidat për në gjyqësor të përjashtohet bazuar mbi dyshime nga Komisioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
“Kjo është një dispozitë poshtëruese. Një dispozitë e tillë poshtëruese do të hiqet dhe do të bjerë. Drafti paraqet normat evropiane” – tha Basha.
Ai shpjegoi edhe këmbënguljen që vettingun ta bëjnë institucionet shqiptare.
“Sovranitetin nuk e shtrojmë si një çështje izolimi por si një çështje kushtetuese. Vetingu do të bëhet nga institucionet kushtetuese. Ndërkombëtarët kanë vetëm detyra rekomanduese. Kjo është një detyrim kushtetues” – tha Basha.
Ai u pyet edhe për qëndrimin e PD-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve. “PD është dhe mbetet në qëndrimin që ka qenë”.
“Nuk jemi në funksion të asnjë partie politike dhe aq më tepër qeveritare. Nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë marrëveshje me LSI dhe Metën”, tha Basha.
http://https://vid.me/4yuB

Artikuj te ngjashem

Me te fundit