E enjte, 28 Mars, 2024

Emrat/ Cilët janë shqiptarët e drogës të arrestuar si “Të paprekshmit”

banda-2-933x445
Policia italiane ka publikuar emrat e bandës së trafikut të drogës, arrestuar ditën e hënë  gjatë  operacionit koduar “Të Paprekshmit”.
Mes 36 të arrestuarve tre janë shqiptarë, ndër ta dhe një grua. Mediat italiane raportojnë se shqiptarët e arrestuar janë identifikuar si Drini Breshtika, 56­ vjeç; Ndriçim Bejko, 34­ vjeç dhe Klodjana Shehu 37-vjeç.
Shqiptarët nga hetimet e policisë italiane rezultojnë të jenë të papunë, kurse gruaja punonte si bariste. Operacioni antidrogë, i cilësuar si një nga operacionet e mëdha në Itali u shtri në Frosinone, Napoli, Bergamo e Latina.
Hetimet për të cilin nisën dy vjet më pare. Organizata kriminale ishte e ndarë në dy degë, në atë shqiptare që administrohej nga  trafikantë të vendosur prej kohësh në zonë, dhe në atë napoletane.
Grupi ishte i mirë strukturuar, një pjesë tjetër merrej me përgatitjen, ndërsa të tjerë e shpërndanin në pika strategjike. Mes të arrestuarve sipas mediave italiane janë dhe disa anëtarë të mafias napoletane “Camorra”.
GE/ tvbulqiza.al
 
 
 
 
 
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit