E shtunë, 27 Korrik, 2024

Françesko Beketi: Qeveria shqiptare u tërhoq nga ekstradimi

beket_0
“Qeveria shqiptare është tërhequr nga çështja për ekstradimin e italianit Francesko Beketi në Shqipëri”.
Lajmi i mwsipwrm u bë i ditur nga Leyton Orient FC, ku Francesco Becchetti është president.
Në reagim jepen të gjitha vendimet e dhëna nga gjykatat britanike në favor të biznesmenit.
Gjykata e Londrës vendosi në fillim të këtij muaji që të rrëzojë kërkesën e qeverisë shqiptare për ekstradim. Përfaqësuesit e saj thanë se do ta apelonin këtë vendim, por sot është njoftuar se nuk do të bëhet asnjë apelim, shkruan lapsi.al
Pas këtij vendimi Beketi është shprehur: “Më në fund, pas më shumë se një vit, dhe pas një lufte të gjatë ligjore kundër persekutimit pajustifikuar timin dhe të punonjësve të mi, ne kemi vendimin e parë të drejtë të bërë nga qeveria shqiptare.
Ajo ka vendosur për mos apeluar vendimin e gjykatës dhe për t’i dhënë fund një procesi të motivuar politikisht, ky ishte minimumi ne prisnim. A duhet tani të marrin fund të menjëhershëm të gjitha procedurat e tjera kundër meje në Shqipëri dhe që mbeten të pazgjidhura”, shkruan Beketi.
Ai akuzohet për pastrim parash nga prokuroria shqiptare.
GE/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit