E premte, 26 Prill, 2024

Hiqen vizat për sezonin veror me vendet e Arabisë Saudite, Katarit, Omanit, Rusisë, Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë

16-05-13-09-23-37big_foto_mpj_deklarataNë prag të çeljes së sezonit turistik dhe të praktikës së konsoliduar prej disa vitesh,  Këshilli i Ministrave ka vendosur heqjen e vizave për shtetasit nga vendet e Arabisë Saudite, Katarit, Omanit, Rusisë, Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë, për periudhën 15 maj – 1 nëntor 2016.
Ky vendim është marrë pas propozimit të bërë nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Ministri i Punëve të Brendshme, me sugjerim edhe të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, për Çështjet e Turizmit.
Sipas këtij vendimi, shtetasit nga vendet e mësipërme, kanë të drejtë të hyjnë në Republikën e Shqipërisë të pajisur vetëm me pasaportë pa vizë.
Heqja e vizave për këto shtete bëhet me qëllim tërheqjen e turistëve të huaj për këtë sezon vjetor.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit