E premte, 19 Prill, 2024

PokemonGo Mania vjen në Shqipëri

pokemon1
Loja e njohur PokemonGo Mania mbërrin në Shqipëri.
Kjo lojë duket se ka pasur popullaritet në Shqipëri, ku lojtarët kanë krijuar dhe grupime të ndryshme në rrjetet sociale për ta bërë lojën më interaktive.
Grupi Pokemon Go Albania ndihmon lojtarët për të njoftuar në lidhje më lëvizjen e radhës. Kushdo që ka vendosur ose ka ndërmend të vendosë një “Lure”, një nga objektet që ndjekin lojtarët, e publikon në grup.
Grupi është publik në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të përfitojnë, shkruan Monitor.al
Ata kanë vendosur dhe disa rregulla logjike:
1- Në grup publikohet vetëm ora dhe vendi ku do të vendoset një Lurë
2- Evitoni komentet nëpër publikime
3- Nëse orari dhe vendi iu duket i papërshtatshëm nuk i intereson njeriu
4- Publikimet jashtë teme nuk bëhen në grupin “Pokemon Go Albania”
Grupi Pokemon Go Albania numëron plot 776 antarë, në vetëm pak ditë që është krijuar.
Ndërkohë, kjo lojë duket se ka edhe efekte negative, pasi ka shkaktuar viktimën e parë në botë.
Jerson Lopez de Leon, 18 vjeç nga Guatemala, vendosi të hyjë në një shtëpi të huaj për të kapur kafshët virtuale. Por ai u qëllua për vdekje nga pronarët e shtëpisë.
GE/ tvbulqiza.al
pokemon-1

Artikuj te ngjashem

Me te fundit