E enjte, 25 Prill, 2024

Qyteza që ruan fotot tona nga “Facebook”

1469083049448752-facebook-altoona-data-centerQyteza Prineville, në Oregon të SHBA-ve, është vendi ku Facebook ndërtoi qendrën e parë të të dhënave. Bëhet fjalë për ndërtesën me kompjuterë “server”, ku mblidhen fotot që hidhni në Facebook.
Me këtë sallë lidhet që nga larg kompjuteri apo celulari juaj kur i shihni fotot. Kjo qendër ka rreth 136 punonjës dhe ka shërbyer si model për të gjitha qendrat e tjera. Ajo është gjithashtu vendi ku Facebook teston çdo aplikacion të ri, duke vënë në punë dhjetëra celularë njëherësh.
Sot, Facebook duhet të përballojë fluksin e 1.66 miliardë përdoruesve aktivë, pa përfshirë faqet “e fjetura”, duke bërë që të hapen qendra të tilla edhe në vende të tjera, njëra prej të cilave në Suedi.
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit