E mërkurë, 1 Maj, 2024

Fundjava, rekord hyrjesh në doganën e Morinës

thE shtuna ka sjellë një fluks turistësh që i janë drejtuar Shqipërisë për të kaluar fundjavën. Kryesisht janë pushues nga Kosova e Maqedonia që zgjedhin territorin shqiptar për të kaluar ditët e nxehta të korrikut.
Për sa i përket përballimit të fluksit, nga autoritetet njoftohet se janë marrë masat për të shmangur rradhët e gjata të pritjes.  Që në orën 2 të mëngjesit shumë automjete dhe mbi 100 autobusë kaluan përmes kësaj pike doganore.
Burime të policisë kufitare bëjnë të ditur se mbi 20 mijë pushues kanë kaluar kufirin deri në orën 7 të mëngjesit.
Muaji që lamë pas numëroi më shumë se 500 mijë persona që kaluan nëpërmjet doganës së Morinës për në Shqipëri, ndërkohë kjo sifër po rritet dita ditës gjatë muajit aktual.
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit