E premte, 29 Mars, 2024

Vlerësime Bashës për kontributin ndaj Reformës

1469262983italianiAmbasadori i Italisë Alberto Cutillo i ka drejtuar një letër vlerësimi kryetarit të opozitës për qëndrimin dhe kontributin ndaj Reformës në drejtësi.
Diplomati italian vlerëson se, bëhet fjalë për një hap të parë kah drejtësisë të karakterizuar nga standardet europiane.
“Vendi nevojitet tashmë të angazhohet me të njëjtën ndjenjë përgjegjshmërie në fazën jo më pak delikate të implementimit të reformës në drejtësi. Kam besim se, edhe falë kontributit të forcës politike që ju drejtoni, Shqipëria do të tregohet në lartësinë e duhur për këtë sfidë e do të dijë t’i përgjigjet integrimit europian të qytetarëve shqiptarë”, shkruan Cutillo.
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit