E enjte, 25 Prill, 2024

Bulqiza e “pushtuar” nga mbeturinat

MbeturinatMos pastrimi i kazaneve të mbeturinave ka sjellë që në disa lagje të Bulqizës të jenë të tejmbushur e në këtë situatë, mbeturinat të shpërhapen rreth e përqark.
Një situatë e tillë është denoncuar nga fanpage në facebook Bulqiza ime, me një apel që institucionet kompetente të marrin masa për zgjidhjen e këtij problemi.
Mbeturina të shpërhapura në një mënyrë të tillë janë një burim serioz për sëmundje, sidomos në këto ditë të nxehta vere.
Më të rrezikuarit nga të tillë mbeturina të shpërhapura në zonat e banuara janë fëmijët e vegjël, të cilët lozin në hapsirat përpara pallateve.
/tvbulqiza.al/

Artikuj te ngjashem

Me te fundit