E shtunë, 20 Prill, 2024

Kostoja e lartë e kurimit të Schumacher, familja nxjerr në shitje makinën e tij

Michael-Schumacher-692716Shëndeti i kampionit të Formula 1, Michael Schumacher vazhdon të jetë po njësoj, ndërsa familja e tij ka preferuar që të mos japë informacion rreth gjendjes së tij.
Dihet gjithashtu se për të mbajtur të stabilizuar shëndetin e Schumacher, po shpenzohen shuma të mëdha parash.
Pikërisht për shkak të shpenzimeve të tepërta, familja e kampionit të F1 ka vendosur që të nxjerrë në shitje njërën prej makinave të tij, Mercedes Benz E55 AMG të vitit 1998.
Përfaqësitë e makinave në Berlin e kanë vlerësuar këtë makinë dhe kanë ofruar deri tani 100 mijë Pound. Familja shpenzon 115 mijë Pound në javë për kujdesin e Schumacher dhe është detyruar që të nxjerrë në ankand makinën e preferuar të tij.
Mercedes-601960
Mercedes-601961

Artikuj te ngjashem

Me te fundit