E shtunë, 27 Prill, 2024

Pas sherrit mes pacientëve në Spitalin Amerikan, shkaktohen dy viktima

spitali-amerikan-3-1
Pas një sherri mes dy pacientëve në një spital privat në kryeqytet, kanë humbur jetën dy grave të shtruara në pavionin e Hemo-Dializës së këtij spitali. Viktimat janë Hani Mali, 55 vjeç nga Laçi dhe Sanije Sulaj, 55 vjeç nga Mamurrasi. Të plagosur kanë mbetur edhe dy pacientë të tjerë, si dhe dy infermiere. 
Por si ndodhi ngjarja?
Pacienti Lefter C., 57 vjeç ka shkuar në dhomën e shtetasit D.Saraçi, 47 vjeç. Ai ka nxjerrë nga ka qesja një bidon me benzinë dhe ka spërkatur 47-vjeçarin, për t’i vënë më pas flakën. Fillimisht me ndërhyrjen e infermierëve është bërë e mundur shuarja e flakëve, të cilat kishin përfshirë të dy pacientët.”
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë edhe shërbimet policore dhe zjarrfikset. Shërbimet e komisariatit të Policisë nr 3 nxorrën jashtë godinës pacientët që ndodheshin brenda.
Nga veprimet paraprake te grupit hetimor i cili ndodhet në vendin e ngjarjes dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar me dashje nga pacienti i identifikuar si Lefter C., 57 vjeç .
Dyshohet se ka lind një konflikt midis dy shtetasve Lefter .C dhe shtetasit D.Saraçi, 47 vjeç.
Shtetasi Lefter .C pasi ka mbaruar dializen ka shkuar në dhomën e shtetasit D.S , ka nxjerrë nga qesja një bidon dhe dyshohet të ketë spërkatur me benzinë shtetasin D.S dhe me pas i ka vënë zjarrin.
Me nderhyrjen e infermierëve është bërë e mundur shuarja e zjarrit mbi autorin e dyshuar dhe të dëmtuarin .
Shtetasi D.Saraçi ka qenë i shtruar dhe merrte mjekim dhe në të njejtën dhomë me të ka qenë duke marrë mjekim dhe pacientja Sanie Sulaj , 55 vjeçe nga Mamurrasi e cila ka gjetur vdekjen si pasoje e asfiksisë. Më pas është gjetur e vdekur poshtë krevatit edhe shtetësja Hani Mali, 55 vjeç, shkruan Lapsi.al
Aktualisht shtetasi D.Saraçi ndodhet i shtruar në sallën e reaminacionit pranë spitalit Amerikan 1, kurse autori i dyshuar ndodhet në spitalin American 2 .
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit