E shtunë, 20 Prill, 2024

Pas projektit për të ndërtuar në Lagunën e Karavastasë fshihen dy deputetë të mazhorancës

Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta punime 3 (1)
Shoqata PPNEA (shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri) denoncoi gjatë javës një masakër që po kryhet në Lagunën e Karavastasë.     Sipas shoqatës është një ndërtim që po kryhet në thyerje të të gjitha ligjeve në Parkun Kombëtar Divjakë – Karavasta.
Po cili po ndërton në Lagunën e mbrojtur me ligj të veçantë?
Burime të shoqatës thanë për lapsi.al se pas projektit janë dy deputetë të mazhoranës, njëri i zonës dhe tjetri deputet i një zone të veriut të vendit.
Sipas të njëjtave burime, deputeti i zonës ka kërcënuar edhe drejtuesit e parkut, të cilët e kanë kundërshtuar fillimisht ndërtimin.
Shoqata PPNEA thotë se këto ndërhyrje janë të paqarta dhe nuk janë bërë publike me projekte konkrete. Ajo publikoi disa foto në të cilat shihen makineri gërmuese të instaluara prej ditësh në lagunë dhe që po gërmojnë për të hapur një kanal që i shërben ndërtimit të një platforme.
/tvbulqiza.al
Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta  punime 2 (1)

Artikuj te ngjashem

Me te fundit