E enjte, 25 Prill, 2024

Pasuritë e Mark Frrokut nën sekuestro

th (2)Apartamente e dyqane në emër të ish-deputetit janë nën masën e sekuestrimit nga gjykata pas kërkesës nga Prokuroria e krimeve të rënda. 7 apartamente të shpërndara në Orikum të Vlorës, Shëngjin në Lezhë dhe në zonën e Kasharit në Tiranë.
Në kryeqytet janë sekuestruar gjithashtu edhe dy dyqane në emër të ish-deputetit, ndërsa toka arë e sekuestruar ka një sipërfaqe prej 6 mijë metrash katrorë dhe ndodhet në Grykë Lumë në Lezhë. Mark Frroku është në gjykim për veprat penale të “vrasjes me paramendim”, “fshehjes së pasurisë…”, “pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “ndërtimit të paligjshëm”.
Ai po gjykohet në Shqipëri për akuzat se, në bashkëpunim, ka vrarë një shtetas shqiptar në Belgjikë në vitin 1999. sh-deputeti rezulton gjithashtu se është i dënuar nga Gjykata e Amsterdamit me 3 vjet burgim në vitin 2002, si i përshirë në veprimtarinë e paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike, duke përdorur emrin Piro Sofrani.
Nisur nga këto të dhëna, Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimin pasuror ndaj të pandehurit Frroku. Për këto arsye, Prokuroria për Krime të Rënda evidentoi asetet e paluajtshme në emër të tij dhe kërkoi sekuestrimin e tyre.
Kërkesa e Prokurorisë u pranua nga Gjykata për Krime të Rënda, e cila urdhëroi sekuestrimin e pasurive, si vijon:
Apartamente
1.    Apartament me sipërfaqe 56.84 m2 në Orikum
2.    Apartament me sipërfaqe 78.66 m2 në Orikum
3.    Apartament me sipërfaqe 69.6 m2 në Shëngjin, Lezhë
4.    Apartament me sipërfaqe 49.3 m2 në Shëngjin, Lezhë
5.    Apartament me sipërfaqe 55.2 m2 në Shëngjin, Lezhë
6.    Apartament me sipërfaqe 100 m2 në Kashar, Tiranë
7.    Apartament me sipërfaqe 100 m2 në Kashar, Tiranë
Dyqane
8.    Dyqan me sipërfaqe 133 m2 në Tiranë
9.    Dyqan me sipërfaqe 175 m2 në Tiranë
Garazhe (bodrume)
10.    Bodrum 11.6 m2 në Shëngjin, Lezhë
11.    Bodrum 11.6 m2 në Shëngjin, Lezhë
Tokë arë
12.    Tokë arë me sipërfaqe 6000 m2, në “Grykë Lumi”, Lezhë
 
MF/tvbulqiza.al
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit