E enjte, 25 Prill, 2024

Lulëzimi i kanabisit në Bulqizë, 7 raste këtë muaj

download (5)
Mbjellja e bimës narkotike Kanabis Sativa duket se ka njohur rritje kohët e fundit në Bulqizë.
Referuar raportimit që  tvbulqiza.al ka kryer përgjatë muajit korrik, rezulton se në trekëndëshin Kurbin-Bulqizë-Dibër, ka 14 raste të njoftuara nga policia, mbi gjetjen e parcelave të mbjella me kanabis dhe në asnjë rast nuk ka pasur arrestim të personave që i kanë mbjellë.

Screenshot_1
Të dhënat e mëposhtme i referohen lajmeve të publikuara në uebsajtin e ‘’Bulqiza televizion’’, në periudhën 02.07.2016 – 31.07.2016

Ashtu siç është paraqitur bazuar në njoftimet e policisë, vihet re se ka pasur aksione që janë përsëritur në po të njëjtët fshatra, në një periudhë të shkurtër kohore.
Në fshatin Adritik të rrethit të Kurbinit, në një hark kohor prej një jave policia raportoi dy aksione për agjësimin e bimëve narktoike të llojit Kanabis Sativa.
Kështu duket se mbjellja dhe kultivimi i bimëve narkotike vijon në zonën e veriut të Shqipërisë.
GE/ tvbulqzia.al
 
 
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit