E enjte, 18 Prill, 2024

Ndryshimet në buxhet

th (2)Ministria e Financave sqaron arsyen se, përse qeveria zgjodhi të ndryshojë buxhetin e shtetit me akt normativ, e jo duke ndjekur procedurat normale parlamentare.
“Ne donim që buxheti të ndryshohej sa më parë, për t’i dhënë stimul ekonomisë, për të pasur sa më shumë kohë për kryerjen e shpenzimeve në gjysmën e dytë të vitit”, tha Erjon Luçi, zv.ministër i Financave.
Në buxhetin e rishikuar, të ardhurat totale janë ulur me 4.4 miliardë lekë. Por kjo ulje vjen nga pushteti vendor dhe të ardhurat jotatimore, ndërsa plani i tatimeve dhe doganeve nuk ndryshon.
“Realizimi i të ardhurave këtë vit është në përputhje me planin. Pra, rishikimi nuk është rezultat i performancës fiskale”, tha më tej Luçi.
Ndërsa shpenzimet ulen me 3.1 miliardë lekë krahasuar me planin fillestar.
“Tek shpenzimet, të gjitha janë kursime. Edhe ulja e fondeve të papunësisë është rezultat i uljes së papunësisë, që ka sjellë më pak kërkesa për fonde”, deklaroi Erion Luçi.
Qëllimi kryesor i buxhetit, sipas Ministrisë së Financave ishte sjellja e investimeve nga projektet me financim të huaj tek ato vendase.
Qeveria arkëtoi 2.2 miliardë lekë nga shitja e “INSIG”-ut, të cilat shkojnë për investime publike dhe uljen e borxhit.


MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit