E martë, 23 Prill, 2024

11 shtatori, data e zgjedhjeve në Peshkopi

Bashkia-Peshkopi
Në Bashkinë e Peshkopisë zgjedhjet do të zhvillohen me datë 11 shtator.
Kjo është data e vendosur nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili për t’u rikthyer në detyrë.
Xhelilin qeveria e shkarkoi nga detyra në muajin maj, pas publikimit të një videoje, ku ai shikohej dhe dëgjohej duke kërkuar favore seksuale për një vend pune.
Gjykata pranoi argumentin e qeverisë se materiali filmik ishte një provë e mjaftueshme që ajo të vendoste se Shukri Xhelili kishte cënuar rëndë figurën e zyrtarit dhe besimin tek insitucionet, shkruan “Top-channel”.
GE/ tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit