E mërkurë, 24 Prill, 2024

1 400 fëmijë janë rrëmbyer nga ISIS dhe stërviten për t’u bërë kamikazë

download-8Një tjetër lajm tronditës ka ardhur nga Iraku i cili ka bërë publike raportet e milionave fëmijë që kanë rënë në duart e ISIS-it.
‘Të paktën 1 400 fëmijëve irakianë të minoritetit jazidi, janë rrëmbyer nga ISIS-i gjatë dy viteve të fundit dhe u është bërë lavazh truri e janë stërvitur për t’u shndërruar në kamikazë”, njoftoi sot Hussein Kaedy, përgjegjës i qeverisë irakiane për këtë çështje, duke folur me gazetarët në dyvjetorin e marrjes nën kontroll të Sinjarit nga ISIS-i.
”Në rajonin e Sinjarit, rimarrë nëntorin e kaluar nga milicia kurde, 6 410 jazidë u morën peng nga ISIS-i.
Nga këta, 2 640 u liruan falë mbështetjes së qeverisë së rajonit të Kurdistanit  dhe të një sërë personash zemërmirë”, shtoi ai.
”Të paktën 3 770 të tjerë mbetën nën kontrollin e ISIS-it. Kemi gjetur 33 varre të përbashkëta me jazidi. Shumë gra përfunduan në skllave seksi si edhe u shitën në disa lokalitete”, theksoi Kaedy.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit