E mërkurë, 24 Prill, 2024

Ndërron jetë aktori i shquar, Demir Hyskja

demir-hyskjaAktori i njohur elbasanas Demir Hyskja ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare. Ai vuante prej tre vitesh nga veshkat, diabeti dhe tensioni i lartë. Hyskaj ka vdekur në banesën e tij.

Varrimi do të bëhet ditën e diel. Ai u lind më 1 janar 1937 në Elbasan. Për më shumë se 30 vjet ka interpretuar mbi 50 role në filma të ndryshëm.

Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”.

Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.

Gjatë karrierës së tij ka marrë edhe shumë çmime të tjera në kinematografi. Më poshtë disa prej filmave ku ka interpretuar.

• Dhe vjen një ditë – (1986)… Baki Branica

• Kronikë e atyre netëve – (1986) (TV)

• Hije që mbeten pas – (1985)… Babai i Agronit

• Fushë e blertë fushë e kuqe – (1984)

• Kohë e largët – (1983)… Kolin Stringari

• Një emër midis njerëzve – (1983)

• Nëntori i dytë – (1982)

• Shokët – (1982)… Drejtori i uzinës

• Dëshmorët e monumenteve – (1980)… mesues Andrea

• Një ndodhi në port – (1980) … babai i Artanit

• Me hapin e shokëve – (1979) (TV)

• Një natë nëntori – (1979) (TV)

• Përtej mureve të gurta – (1979)… Kasemi

• Gjyshi partizan – (1978)… Gjyshi

• Dollia e dasmës sime – (1978)

• Një udhëtim i vështirë – (1977)

• Fije që priten – (1976)… I shoqi i Besës

• Pylli i lirisë – (1976)… Beu

• Në fillim të verës – (1975)… Shoku Mali

• Rrugicat që kërkonin diell – (1975)… Halimi

• Shpërthimi – (1974)

• Operacioni Zjarri – (1973)… Kometa

• Kur zbardhi një ditë – (1971)… Shoferi Thoma Shpuza

• Mëngjeze lufte – (1971) Ilegali

• Gadhnjim mbi vdekjen – (1967)

Artikuj te ngjashem

Me te fundit