E enjte, 25 Prill, 2024

Në muajin gusht të 25 viteve më parë u krijua uebsajti i parë

 
1470454572webi
Ishte 6 gushti i viti 1991 kur u shfaq uebsajti i parë në histori, me emrin info.cern.ch, e realizuar nga qendra e kërkimit në Gjenevë, pasi informaticieni Tim Berners-Lee kishte depozituar në mars 1989 një dokument me idenë e tij të internetit.
Atëherë nuk ishte e qartë qasja e atij inovacioni, që në të vërtetë ka revolucionarizuar mënyrën e të jetuarit, të komunikimit, udhëtimit, të informimit dhe të të bërit blerje. Sot numërohen më shumë se 1 miliard sajte ekzistuese dhe thuajse 3.5 miliardë ndjekës që i përdorin, shkruan Top-channel.
Qëllimi i Berners-Lee, ishte të krijonte një sistem për të lidhur kompjuterët e qendrës së kërkimit dhe të përcillte informacione, një farë sistemi me bazë të dhënash ‘online’, nga ku mund të përdorej në çdo kompjuter.
Menjëherë filloi puna për faqet me tekst të shkruar të lidhura me njëri-tjetrin nga një ‘link’ dhe në këto u përfshi baza themelore për ëeb-in së bashku me ndihmën e Robert Caillau, një informaticien belg.
Lindi kështu sajti i parë në internet në Gjenevë, në një nga kompjuterët e krijuar nga Steve Jobs pas daljes nga ‘Apple’.
U punua më pas edhe për ‘broëser’-in e parë, “Mozaic”, i cili shërbente për të lundruar mes ‘link’-eve të World Wide Web, ose më thjesht Ëeb, duke krijuar kështu emrin me të cilin do të njihej më pas interneti.
/ tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit