E premte, 29 Mars, 2024

Si humbën kontaktet me familjen djemtë nga Bulqiza, Roland Dauti dhe Saba Kala (VIDEO)

s-rEmisioni Njerëz të humbur, i cili nuk transmetohet më e ka pasur shpesh Bulqizën në qendër të saj, me raste të cilat vinin nga kjo zonë. Historitë që kanë bërë më shumë bujë kanë qenë ajo e Saba Kala dhe Roland Dauti, fati i të cilëve nuk dihet ende.
Saba Kala, ka humbur kontaktet me familjen që prej 25 marsit të vitit 1994, kohë në të cilën ai gjendej në Greqi. Edhe pse kanë kalur 21 vite familjarët nuk dinë ende asgjë për të. Emisioni Njerëz të humbur bëri shumë përpjekje për zbardhjen e fatit të tijë, por ende nuk ka asnjë informacion për Sabaun.
Roland Dauti, ka humbur që prej datës 22 Gusht 2011, në atë kohë 26-vjeç, ku edhe për këtë nuk ka ende as edhe një informacion. Emisioni Njerëz të humbur, ka zhvilluar disa maratona për rastin e Rolandit, por që nuk arriti ta kthente në gjirin e familjes. Ka pasur shumë informacione që silleshin nga qytetarët për vendndodhjen e tij, në kohën që transmetohej emisioni, por që nuk u konkretizuan me gjetjen e tij. Edhe pse kanë kaluar 4 vite, ende nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
 

https://www.youtube.com/watch?v=IqSpgZpvjdY

Artikuj te ngjashem

Me te fundit