E shtunë, 20 Prill, 2024

Një muze me sende personale të diktatorit

th (1)Shumë sende e artikuj të diktatorit Enver Hoxha, prej mëse 3 vitesh janë lënë në mëshirë të fatit, në një dhomë të vogël e të errët në studiot e “Albafilm”, ku qëndron arkiva e ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”.
“Këto janë sende që na janë bërë dhuratë nga muzeu. Janë rreth 350 artikuj, kryesisht janë dhurata të ardhura nga jashtë posacërisht për diktatorin por një pjesë janë edhe artikuj e sende të zyrës së tij. Ka mes tyre edhe sende personale, stilolapsa e shami. Këto sende I kemi vendosur në një hapësirë vërtet shumë të vogël por pretentojmë që me mbarimin e rkonstruksionit të magazinave dhe një pjese të parkut, ne mund ti mbledhim ato bashkë në një muze”, thotë Driselda Mançka, nëpunëse e “Albafilm”.
Janë me dhjetëra libra që i janë bërë dhuratë Enver Hoxhës nga miq të tij, me dedikime të posaçme. Fotografi, stilograf, dhurata personale, mes tyre kravata apo blloqe që kanë shërbyer për vite me rradhë si ditarë. Me fanatizëm, për mbi 20 vjet janë ruajtur lulet apo fotografitë që mbante varur në shtëpi e zyrë.
Pjesë e pandarë e kësaj arkive janë edhe automjetet e Hoxhës, me vlerë të jashtëzakonshme sot, një prej tyre dhuratë e kryetarit të Partisë Komuniste të Kinës Mao Ce Dun, në kohën e miqësisë së Kinës dhe Shqipërisë në vitet ’60-70.
Automjetet do të riparohen dhe do të jenë sërish në gjendje pune. Këto sende tashmë do të pastrohen, inventarizohen nga e para dhe më pas do të jenë gati për t’u ekspozuar në një mini-muze në ambientet e parkut të ish-Kinostudios.
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit