E shtunë, 20 Prill, 2024

Peshkatari Italian: “Më dhanë 5 mijë euro për tu ngarkuar me drogë në Shqipëri”

 
iewheuhuewrej
Peshkatari 51-vjeçar, Ivano Palermo, ka dhënë dëshminë e tij para autoriteteve italiane, pasi u arrestua pak ditë më parë me 120 kg marijuanë.
 
Palermo sapo ishte kthyer nga Shqipëria me varkën e tij, por qëndrimi në det të hapur për dy ditë megjithëse koha ishte e mirë ngjalli dyshime te Guardia di Finanza.
Në një kontroll të bërë në mjetin lundrues u gjet lënda narkotike, shkruan Lapsi.al
Përpara gjykatës së Leçes, 51- vjeçari tha se për të transportuar drogën është paguar 5 mijë euro.
 
Ai tha se një shqiptar e kishte lidhur me trafikantët të cilët gjithashtu dyshohet se janë shqiptarë.
Ndërlidhësi i kishte dhënë edhe një telefon ku do të merrnin trafikantët sapo të zbarkonte në Itali.
Nëse hidhej në treg droga kapte vlerën e 1 milion eurove.
GE/ tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit