E enjte, 25 Prill, 2024

Policia rrugore manipulon, përdor bojë të bardhë për të ndryshuar gjobat

 
policia-rrugore-gjoba_1470754108-5772443
Raportimi i rradhës mbi abuzimin e policisë rrugore vjen nga Durrësi e Kruja, ku bëhet fjalë për një gjobë me vlerë 10 mijë lekë të vjetra, për parkim të gabuar të mjetit.
Siç mund ta shikoni edhe vetë në foton e dërguar nga qytetarja, kjo gjobë është jashtë çdo standardi të pranueshëm dhe jashtë çdo imagjinate, sa i takon ligjshmërisë së plotësimit të fletave të gjobave.
Në hapësirën enkas për shënimin e të dhënave të automjetit që do të gjobitet (targa, kapaciteti), vihet re se ka ndërhyrje dhe korrigjime të bëra me zbardhues. Kjo nënkupton se gjoba është dhënë më parë dhe pastaj polici rrugor ka ndërruar mendje, duke ia faturuar një personi tjetër, të njëjtën fletë, duke ndryshuar edhe vendin ku ishte vendosur gjoba herën e parë, shkruan “Jeta osh qef”.
/tvbulqiza.al
3-81_1470754050-91312221-115_1470754037-25220432-108_1470754044-9861387

Artikuj te ngjashem

Me te fundit