E mërkurë, 24 Prill, 2024

Procedohen dy persona në Dibër, transportuan dru pa dokumentacion

2
Automjeti i sekuestruar

Blutë e Dibrës kanë proceduar penalisht dy persona pasi u kapën duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.
Mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Peshkopisë është bllokuar nga policia automjeti tip IFA që drejtohej nga H.L, 36 vjeç, pasi transportonte pa dokumentacion përkatës 6 metër kub lëndë drusore “AH”.
Gjithashtu  në Lagjen “Gjokë Doçi”, Peshkopi, është kapur shtetasi A.L, 32 vjeç, duke transportuar 3m (metër kub) lëndë drusore me mjetin kamionçinë tip “Benz”, pa dokumentacionin përkatës.
Ky i fundit për t’i shpëtuar kontrollit të policisë e kishte mbuluar lëndën drusore me bar.
Të dy këta persona janë të lindur në Dibër dhe janë  proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa lënda drusore dhe automjetet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Sipas policisë ndalimet janë në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve.
GE/ tvbulqiza.al
3
Automjeti i sekuestruar

 
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit