E shtunë, 20 Prill, 2024

Televizori mund të sjellë probleme fertiliteti tek meshkujt

thKërkuesit shkencorë kanë zbuluar se të shikosh më shumë se 5 orë në ditë televizor mund të ulë numrin e spermatozoidëve.
Ekspertët e Universitetit të Kopenhagenit vëzhguan 1200 meshkuj të rinj dhe të shëndetshëm për të parë nëse jeta sedentare ndikonte në fertilitetin e tyre. Rezultatet e publikuara në “American Journal of Epidemiology” treguan se ata që shikojnë shumë televizor gjatë ditës kishin 37 milionë spermatozoidë për mililitër lëng, krahasuar me 52 milionë për mililitër që kishin ata që shikonin shumë pak televizor.
Gjithashtu, dashamirësit e televizionit kishin edhe më pak hormone testosteron, për të cilat trupi ka nevojë në mënyrë që të prodhojë spermë.
MF/tvbulqiza.al
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit