E enjte, 28 Mars, 2024

Flamur Noka: Tahiri u takua me Balilin dhe Habiljat në Ksamil

Saimir-Tahiri-1
Partia Demokratike ka deklaruar sërish akuza në adresë të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për lidhjet e tij me Klemend Balilin.
Flamur Noka denoncoi sot se Tahiri ka takuar Klemend Balilin në datën 12 Gusht në Ksamil, në shoqërinë e drejtorëve të Policisë së Vlorës dhe Gjirokastrës.
“Ku ka qënë Tahiri mbrëmjen e datës 12 Gusht? A ke kaluar një mbremje konfidenciale në Ksamil me drejtorët Policisë së Vlorës dhe Gjirokastrës dhe çfare bisede u bë aty?
A ishin pjesë e këtij takimi edhe vëllezërit Habilaj dhe Klement Balili dhe me çfare cilësie ishin pjesë e tavolinës ministrit?”, shprehet Noka. Ish-ministri i Brendshëm i kërkon kryeministrit Rama të vërtetojë të kundërtën e akuzave të demokratëve.
Deklarata e Flamur Nokës:
“Tashmë nuk ka më asnjë dyshim që ministri i Brendshëm është në krye të një bande të organizuar të narkotrafikut. Pas udhëtimit në Itali së bashku me disa anëtarë të organizatës mafioze Sacra Corona Unita, Saje Qorri nuk ka reshtur së vazhduari me axhendën e trafikut.
Meqënëse Rama nuk dënjoi të kthejë asnjë përgjigje për këtë shqetësim të ngritur, sot kemi një pyetje tjetër për Ramën dhe kryeqehajain e tij Tahiri.
Ku ka qënë Tahiri mbrëmjen e datës 12 Gusht?
A ke kaluar një mbremje konfidenciale në Ksamil me drejtorët Policisë së Vlorës dhe Gjirokastrës dhe çfare bisede u bë aty?
A ishin pjesë e këtij takimi edhe vëllezërit Habilaj dhe Klement Balili dhe me çfare cilësie ishin pjesë e tavolinës ministrit ?
Meqënëse kryeqehajai i Ramës ka axhendë të zënë me takime me narkotrafikatët më të mëdhenj të Ballkanit e Italisë për të garantuar trasportimin e sasisë më të madhe të kanabisit që ka parë ndonjëherë vendi, po presim përgjigje nga Rama.
Shqiptarët kërkojnë të dinë të vërtetat e këtij krimi që ka mbuluar vendin.
Pse organizohet nga qeveria? Pse menaxhohet nga ministri e vartësit e tij? Çfarë problemi ka Z Rama që fshihet dhe përpiqet ta fshehë këtë krim shtetëror me pasoja për vendin? Ndaj Shqipëria është më e mirë pa Edi Ramën”.  
GE/ tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit