E enjte, 25 Prill, 2024

“Rikthimi” i Shehut në Dibër

sherefedin_shehu_12422
11 shtatori do të jetë data për të vendosur qëndrimin në Dibër të deputetit demokrat si kryebashkiak. Gjatë fushatës Shehu ka shprehur fokusin e politikës drejtuese të tij për ti ofruar Dibrës më tepër vëmendje.
“ Po të ketë pak më shumë vëmendje, po të punohet pak më shumë, dibranët nuk presin që t’i ushqejë qeveria, por të krijojë kushte që ata të punojnë. Kështu që edhe unë, logon time po e riformuloj në Rikthim në Dibër”, shtoi Shehu. Një vit më parë në zgjedhje, demokratët dolën të përçarë me 3 kandidatë për Dibrën, por Sherefedin Shehu beson se situata ka ndryshuar, edhe pse dega lokale atje është ende në ristrukturim.
“E gjithë Partia Demokratike do të jetë në Dibër, kështu që nuk do të ndjehet kjo. Ky është një proces dhe, pavarësisht se mund të ketë ndonjë individ që nuk më mbështet me zemër, besoj se do të më mbështesë për hir të Partisë Demokratike për të dhënë sinjalin që PD-ja duhet të vijë në pushtet për të mirën e shqiptarëve”.
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit