E mërkurë, 24 Prill, 2024

Tjetër makinë në liqenin e Shkopetit

aLiqeni i Shkopetit vazhdon të mbajë mistere në thellësi të tij. Nje tjetër makine është zbuluar këtë te diele. Kane qene disa te rinj, te cilët kane qene duke bere foto, teksa kane pikasur nje automjet ne ujërat e liqenit.
Ata kane njoftuar menjëherë policinë. Vendi në të cilin mendohet të jetë mjeti i zbuluar së fundmi, është rreth 100 metër larg nga ai ku u nxorrën tre makina te tjera një muaj më parë.
Ndërkohë, pritet ardhja e polumbarëve, për të nisur kërkimet në pikën e raportuar. Banorë të zonës thanë se shpesh shohin shenja të dëmtimit të shkurreve nga rruga në liqen, sikur të jetë aksidentuar ndonjë makinë. Ky fakt, shton dyshimet se mund te behet fjale per zhdukje te automjeteve, qe mund te jene perdorur ne ngjarje te ndryshme kriminale.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit