E martë, 23 Prill, 2024

Durrës, arrestohet 46 vjecari. Tenton të rrëmbejë vajzën e fqinjit

147125514812-1024x710Mëngjesin e sotëm një ngjarje tonditëse është njoftuar nga uniformalt blu në Kodër Rashbull. Një 46-vjeçar ka kapërcyer murin rrethues të banesës së fqinjit të tij, ka hyrë brenda dhe i ka rrëmbyer atij vajzën e vogël, 11 vjeçe.
Shtetasi Arben Kabashi e ka marrë të miturën, e cila në momentin e rrëmbimit ndodhej në shtëpi bashkë me dy motrat, në banesën e tij. Sipas burimeve, personi në fjalë, i cili vuan nga depresioni, mbante në dorë një thikë dhe kërcënonte se do të vriste vajzën.
Duke parë rrethanat, në pamundësi për të pritur forcat speciale, agjentët e policisë kanë ndërhyrë nga disa anë të banesës, fillimisht duke i tërhequr vëmendjen 46-vjeçarit dhe më pas duke i shkëputur vajzën.
Me ndihmën e ekipit të negociatorëve të RENEA-s, trupat policore kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit Kabashi, i cili është bindur që të dorëzohet.
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit